IPESA project

Prezantim

IPESA është emri i shkurtër i projektit "Përmirësimi i performancës dhe cilësisë së shërbimit të ekstensionit publik në sektorin e blegtorisë". Në një kohë kur sektori i bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri po zhvillohet dhe po lëviz drejt një integrimi më të ngushtë me Bashkimin Evropian, lind nevoja për një sistem më të fortë dhe më efikas të ekstensionit (këshillimor) të fermave (SKF). Aktualisht, shërbimi publik i ekstensionit (këshillimor) në Shqipëri ka një sërë pikash të forta. Gjithashtu, ai përballet me shumë sfida në rritjen e efektivitetit dhe eficencës sa i përket dhënies së këshillave dhe shërbimeve të përshtatshme për menaxhimin e fermave dhe bizneseve, të cilat shkojnë tek fermerët.
IPESA financohet nga BE-ja dhe zbatohet nga kompania konsulente NIRAS, Poloni, duke përdorur modelet dhe praktikat më të mira evropiane. Projekti është tre-vjeçar. Ai ka filluar në maj 2017 dhe do të vazhdojë deri në maj 2020.

Objektivat e Projektit

Objektivi i përgjithshëm është rritja e të ardhurave të fermerëve në sektorin e blegtorisë, duke siguruar qëndrueshmeri ekonomike, barazi sociale dhe stabilitet mjedisor.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i kapaciteteve të shërbimeve të ekstensionit për të përzgjedhur, hartuar, komunikuar dhe shpërndarë tek fermerët informacion të dobishëm në lidhje me prodhimin dhe menaxhimin në bujqësi, duke përfshirë përçimin e njohurive të duhura në sektorin e blegtorisë.

Rezultatet kyce te projektit

Rezultati 1: Vendosjen e shërbimeve efektive të ekstensionit si vijim i përmirësimit të kuadrit institucional dhe administrativ.
Kjo përfshin: mbështetjen e forcimit organizativ; duke qartësuar se kush është grupi i synuar dhe llojin e informacionit që ata kërkojnë; si dhe forcimin e sistemeve për ofrimin e shërbimeve efektive dhe efikase.
Rezultati 2: Rritjen e cilësisë së informacionit për shërbimet e ekstensionit, falë përmirësimit të kapaciteteve dhe investimit në aftësitë teknike.
Kjo përfshin: mbështetjen e zhvillimit të materialeve bashkëkokore, të dobishme për kanalizimin e nevojave për këshillim, të grupeve të synuara të fermerëve; duke siguruar trajnime për këshilluesit e ekstensionit për materialet dhe për metoda efikase të shpërndarjes.

Përfituesit kyç të projektit

Përfituesit kryesor
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe shërbimi publik i ekstensionit.
Përfituesit e tjerë
Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB)
Shoqatat e blegtorëve dhe fermat
Blegtorët dhe fermerët të cilët marrin pjesë në fokus grupet dhe në eksperimentet pilote të strategjive të reja


Ekspertët e projektit

Një numër ekspertësh të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, janë kontraktuar për ekspertizën plotësuese.